Rama publikon pamjet e hapësirave se ku do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit

Shqipëria

Rama publikon pamjet e hapësirave se ku do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 23:37
Pamjet e hapësirave se ku do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në facebook ka publikuar disa pamje nga Tirana, ku kryeqyteti shqiptar do të jetë nesër nikoqir Samiti i Procesit të Berlinit.

Sipas pamjeve të publikuara nga Rama, lokacioni se ku do të mbahen takimet e Samitit të Procesit të Berlinit do të jenë në hapësirat e “Piramidës”.

Kujtojmë se gjatë ditës, Rama bëri të ditur se gjatë këtij samiti nuk do të flitet për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës.

Rama tha se për këtë çështje, vendi se ku duhet të diskutohet është dialogu në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat