Nis Samiti i Berlinit

Shqipëria

Nis Samiti i Berlinit

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 12:26
Foto ilustrim nga vendngjarja

Pas pritjes zyrtare liderëve të Bashkimit Evropian dhe atyre rajonal, kryeministri Edi Rama ka hapur sesionin e punimeve, ku gjashtë vendet rajonale, nën kryesimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të nënshkruajnë marrëveshjen e re për njohjen e ndërsjellë edhe të katër profesioneve, ku përfshihen kirurgët, mamitë dhe veterinarët, të cilat do t'i shtohen profesioneve që tashmë janë rregulluar për mjekët, dentistët dhe arkitektët.

Gjatë ceremonisë së pritjes zyrtare kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk pranoi të deklarohet për medie, ndërkaq zyrtarë të BE-së përmenden edhe tensionet e fundit Kosovë-Serbi.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka thënë se mbajtja e Samitit të Berlinit në Ballkanin Perëndimor është mesazh i fuqishëm sesa i përkushtuar është Bashkimi Evropian ndaj zgjerimit.

Në prag të fillimit të Samitit, Der Leyen tha se janë të interesuar t’iu japin akses kompanive të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat