Sot afati i fundit/ Tre prokurorë të tjerë kërkojnë të bëhen pjesë e SPAK, aktualisht shtatë kandidatura

Shqipëria

Sot afati i fundit/ Tre prokurorë të tjerë kërkojnë të bëhen pjesë e SPAK, aktualisht shtatë kandidatura

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 14:30
SPAK

Teksa sot është afati i fundit për aplikime, tre prokurorë të tjerë kërkojnë të bëhen pjesë e SPAK.

Prokurorët Pali Deçolli, Bledar Maksuti dhe Anita Jella, kanë shprehur interes pranë KLP-së për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme.

Kujtojmë se më herët kanë dorëzuar kandidaturën Prokurorja Sonila Muhametaj, Albert Kuliçi e pas tij edhe prokurori Olsi Dado.

Ndërkaq, prokurori Kreshnik Ajazi ishte aplikanti i tretë për postin e ngritjes në detyrë në Prokurorinë e Posaçme pranë SPAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat