‘Ligjet’ rrëzuan propozimin e Tabakut për Prokurimet/ Debate në komisionet parlamentare, deputetët e PD braktisin mbledhjet

Shqipëria

‘Ligjet’ rrëzuan propozimin e Tabakut për Prokurimet/ Debate në komisionet parlamentare, deputetët e PD braktisin mbledhjet

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 11:46
Komisioni

Me debate po shoqërohen Komisionet parlamentare, duke bërë që grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të bojkotojë në shenjë proteste mbledhjet, duke marrë shkas nga vendimet e fundit të këtij institucioni.

Përjashtimi i deputetëve të opozitës, rrëzimi i Komisioneve Hetimore dhe bllokimi i Reformës Zgjedhore dhe moskonsiderimi i asnjë nisme ligjore ka bërë që deputetët e Partisë Demokratike të debatojnë ashpër në Komisionet Parlamentare dhe të braktisin mbledhjen. “Keni vrarë parlamentarizmin”, akuzuan deputetët opozitarë mazhorancën.

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese shtyu mbledhjen për më shumë se një orë për shkak të mungesës së deputetëve opozitarë, pa arritur që të krijojnë kuorumin. Rrëzimin e propozimeve dhe moskonsiderimin e asnjë nisme, deputetët demokratë e kanë konsideruar si mbyllje të rrugës institucionale për opozitën në Kuvend.

E njëjta situatë është në Komisionin e Ligjeve. Deputetët e opozitës, pasi kanë dëgjuar propozimin e koleges së tyre, Jorida Tabaku, për ligjin e prokurimeve, nismë që është rrëzuar nga mazhoranca, debatuan ashpër me kolegët socialistë, e më pas braktisën mbledhjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat