Artan Hoxha: Lajm i mirë, grekëve nuk u dalin llogaritë me shqiptarët

Shqipëria

Artan Hoxha: Lajm i mirë, grekëve nuk u dalin llogaritë me shqiptarët

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 12:29
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar pakënaqësitë që shprehu sot Vangjel Dule për mënyrën se si po bëhet censi i popullsisë.

Hoxha shkruan se është lajm i mirë që Dules nuk i kanë dalë llogaritë e “grekëve” në cens.

“Një lajm i mirë… Me duket se qirje Vangjelit, nuk i paskan dalë llogaritë e “grekëve” në census, nga Konispoli deri në Labëri…

Shqiptarët, ata që kanë mbetur pa ikur në jug të vendit, qenkan deklaruar me të vërtetë shqiptarë.

Nuk i paskan gënjyer dot, as me dhrahmitë dhe as me evrot e Eladhës.

Kur Shqipëria zvogëlohet çdo ditë prej emigracionit dhe braktisjes së vendit nga shqiptarët, nuk e kuptoj ku shpreson Vangjeli t’i shtohen “grekët” vorioepiriotë?

Isha para dy javësh andej nga zemra e Labërisë.

Më thanë, se nuk kishte me njerëz për të nxjerrë me dele në kullotë, e jo më të kishin tepruar labër, për t’i dhënë “borxh” Vangjelit si vorioepiriotë…

Ja dhe të parin e OMONIA-s, Fredi Bejlerin, nga Progonati e kanë, ç’kanë që ankohen??!!

Vetëm në regjistrofshin për “vorioepiriotë” çamët e Vlorës, çamët e Fierit dhe Rifat Sulejmanin e grupit Çam të Rrogozhinës, mbase ndryshon pak situata”-shkruan Hoxha.

Vangjel Dule u shpreh se u shpreh sot se censi po shkon drejt dështimit, pasi sipas tij janë kryer shkelje të rënda.

Ai shtoi se qeveria duhet të ulet me pjesëtarët e pakicave dhe të konsultohet me qëllim që të vihen në vend padrejtësitë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat