43-vjeçari humbi jetën pasi ra nga çatia e shtëpisë ku punonte, arrestohet pronari

Shqipëria

43-vjeçari humbi jetën pasi ra nga çatia e shtëpisë ku punonte, arrestohet pronari

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Një 43-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në Tiranë pasi është rrëzuar nga çatia e shtëpisë ku punonte.

Policia tha se ngjarja ndodhi të shtunën në rrugën “Agush Gjergjevica”.

Ku duke punuar në banesën e 48-vjeçarit, ka rënë nga çatia shtetasi R. F., 43 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Policia ka arrestuar pronarin e banesës, pasi pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 48-vjeçari nuk kishte leje nga organet përkatëse për kryerjen e punimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat