Berat/ Në pranga një 38-vjeçar dhe në kërkim vëllai i tij për kultivim droge, sekuestrohen 50.8 kg kanabis

Shqipëria

Berat/ Në pranga një 38-vjeçar dhe në kërkim vëllai i tij për kultivim droge, sekuestrohen 50.8 kg kanabis

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 10:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 38-vjeçar, është vënë në pranga dhe vëllai i tij 42-vjeçar është shpallur në kërkim për kultivim kanabisi në Dimal të Beratit.

Në kuadër të operacionit “Brothers”, u zbulua se dy vëllezërit kishin kultivuar 240 bimë kanabis në oborrin e shtëpisë së tyre dhe kishin përshtatur një ambiet për tharjen e saj.

Gjatë kontrollit, u gjetën 50.8 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 përforcues grushti dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat