Feja apo SPAK i pastron politikanët? Imzot Dodaj: Ka garë kush korruptohet më shumë

Shqipëria

Feja apo SPAK i pastron politikanët? Imzot Dodaj: Ka garë kush korruptohet më shumë

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 09:34
Arjan Dodaj

Arqipeshkvi i Kishës Katolike për Tiranën dhe Durrësin Arjan Dodaj komentoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euroneës Albania mesazhin e Papa Françeskut për të rinjtë shqiptarë.

I pyetur se kush i pastron politikanët SPAK apo feja, Dodaj theksoi se duhet të dëgjojmë ndërgjegjen tonë, pasi drejtësisë hyjnore nuk i shpëton askush.

Më tej ai theksoi se sot po bëhet garë se kush korrupton ose korruptohet më lehtë.

“SPAK nuk e di çfarë pastron, por ai i drejtësisë hyjnore dhe po anashkalove SPAK është i pashmangshëm. Është mirë që secili të dëgjoj ndërgjegjen e vet, i cilido kategorie qoftë, politikanë sportistë. Korrupsioni është i futur në mentalitet, në kulturë, sa që është bërë një garë se kush korrupton dhe kush korrupton më lehtë. Duhet ta dëgjojmë më shumë ndërgjegjen”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat