Merret vendimi për Berishën, 2 herë në muaj duhet të paraqitet në BKH

Shqipëria

Merret vendimi për Berishën, 2 herë në muaj duhet të paraqitet në BKH

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 18:18
Sali Berisha

Sali Berisha do të duhet të paraqitet 2 herë në muaj në BKH.

Sipas vendimit të gjykatës ish-kryeministri duhet të shkojë në zyrat e Byrosë Kombëtare të Hetimit në datat 6 dhe 20 nëntor.

Berisha është person nën hetim nga GJKKO për korrupsion pasiv, pasi përmes akteve ligjore ka favorizuar dhëndrin për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Ndaj ish-kryeministrit janë vendosur masat e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për akuzën “korrupsion pasiv”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat