Përdorte lokalin për baste sportive, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari

Shqipëria

Përdorte lokalin për baste sportive, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Një 30-vjeçar është arrestuar në Flagrancë pasi në ambientet e lokalit të tij u gjetën faqe për vënie bastesh sportive.

Atij ju sekuestrua celulari në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin G. L., 30 vjeç, banues në Gramsh, pasi në ambientet e një lokali, gjatë kontrollit në celularin e tij u gjetën faqe për vënien e basteve sportive.

Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat