Sekuestrohen kokainë dhe kanabis, arrestohen 2 persona në Gjirokastër

Shqipëria

Sekuestrohen kokainë dhe kanabis, arrestohen 2 persona në Gjirokastër

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

2 persona në Gjirokastër që në banesat e tyre përgatisnin drogë për ta nxjerrë në shitje janë arrestuar.

236 gramë kokainë, 253 fara kanabis, 2 peshore elektrike dhe 3 celularë janë sekuestruar.

Policia bën me dije se në pranga ranë E. B., 35 vjeç dhe D. H., 25 vjeç, të dy banues në Gjirokastër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat