Goditi deputetin e PS/ Nallbati nuk tregon shenjë pendese: S’kam asnjë koment

Shqipëria

Goditi deputetin e PS/ Nallbati nuk tregon shenjë pendese: S’kam asnjë koment

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 19:30
Bledion Nallbat

Seanca plenare e kësaj të hëne në Kuvend nisi dhe përfundoi me tensione, ku deputetët e Foltores, të grupimit Berisha-Bardhi shkaktuan kaos, por pati edhe përplasje fizike.

Deputeti demokrat, Bledion Nallbati goditi deputetin socialist, Vullnet Sinaj, teksa ky i fundit po mbante fjalën nga vendi i tij.

Edhe pas përfundimit të seancës, Nallbati dhe Sinaj u konfliktuan sërish, por u ndanë nga deputetët që gjendeshin aty.

Megjithatë, duket se Nallbati nuk pati shenjë pendese, kur u pyet nga ABC News, nëse është distancuar nga dhuna.

“Nuk kam asnjë koment”, ishte përgjigja e Nallbatit për gazetaren e ABC News, Esiona Konomi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat