Zemra e Saimir Sulës, laboratori në Shqipëri nuk bën dot ADN. Familja kërkesë për ta dërguar në Madrid, Vjenë ose Bruksel

Shqipëria

Zemra e Saimir Sulës, laboratori në Shqipëri nuk bën dot ADN. Familja kërkesë për ta dërguar në Madrid, Vjenë ose Bruksel

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 19:08
Siamir Sula

Laboratori kriminalistik në Shqipëri e ka të pamundur të përftojë një profil gjenetik nga organi I zermës që iu hoq Siamir Sulës në një spital në Spanjë, ku ai ndërroi jetë.

Organi I zemrës, që u soll në Shqipëri pas 3 vitesh përpjekje të motrës së viktimës, është mbajtur në lëndën formalinë, dhe që të përftohet AND-ja duhet të denatyralizohet, proces që nuk realizohet në Laboratorin kriminalistik në vendin tonë. Në këto kushte, familja i është drejtuar me shkresë prokurorisë dhe kërkon që organi i zemrës të dërgohet në një laborator në Madrid, Vjenë ose Bruksel.

Burime nga prokuroria thanë se kërkesa e motrës së Saimir Sulës i është dërguar ministrisë së drejtësisë, e cila po merret me procedurat, por ende nuk ka një vendim.

Mungesa e profilit gjenetik, prej nga do të vërtetohej se zemra është e të riut që ndërroi jetë në spital, për shkak se do të bëhej krahasimi me AND-në e nënës së tij, është duke vënë në vështirësi hetimin. Prokuroria e Tiranës ka çelur një çështje penale për trafik organesh pas kallëzimit të Majlinda Sulës, motrës së viktimës, e cila ngre dyshime për vrasjen e të vëllait, ndërsa zbuloi përmes autopsisë së i ishte hequr zemra.

Majlinda Sula ka bërë dhjetëra protesta në Spanjë, Bruksel e Shqipëri duke shtyrë institucionet që të hedhin dritë mbi shkaqet e vdekjes së vëllait të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat