Sekuestrohen pasuri të paluajtshme me vlerë 1 milion euro në Tiranë, të siguruara nga trafikimi i drogës

Shqipëria

Sekuestrohen pasuri të paluajtshme me vlerë 1 milion euro në Tiranë, të siguruara nga trafikimi i drogës

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Janë sekuestruar pasuri të paluajtshme me vlerën 1 milion euro në Tiranë, që dyshohet se e kanë burimin nga trafikimi i drogës.

Në kuadër të operacionit “Villas” u bë e mundur ekzekutimi i vendimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme në emër të shtetasit Fran Merdhoçi, 57 vjeç dhe të familjarëve të tij.

Në zbatim të këtij vendimi, u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, konkretisht i 2 vilave në Dobresh, Tiranë, vlera e të cilave arrin rreth 1 milion euro.

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi Fran Merdhoçi, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burgim, për trafikim lëndësh narkotike, kryer në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat