Lobimi i PD në SHBA, Spahiu analizon shkrimin e BBC

Shqipëria

Lobimi i PD në SHBA, Spahiu analizon shkrimin e BBC

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 23:02
Analisti Kreshnik Spahiu

Analisti Kreshnik Spahiu analizoi në emisionin Review në Euronews Albania shkrimin e BBC për lobimin në SHBA të PD.

Sipas tij, një gjysmë avantazh që ka Basha lidhur me këtë çështje është se Basha nuk është financuar privatisht dhe ato para i ka përdorur për partinë që i përkiste.

“Dy gjysmë avantazhe që ka Basha në këtë çështje është se Basha nuk është financuar privatisht dhe me ato para nuk ka blerë as shtëpi, as pishinë por i ka përdorur për organizatën politikë ku dje kanë qenë të gjithë ata që sot debatojnë me njëri-tjetrin, nuk është përgjegjësi individuale. Nga hetimi figuron që ka një shumë të papërfillshme që ka dalë nga arka e PD për shpenzime, pra PD është e përfshirë, dhe këto para Basha s’i ka shpenzuar për të mira personale, por janë bërë si lideri i PD.

Çështje është që çështja është pushuar, nuk është marrë pafajësi. Basha nuk është bënë në akuzë të drejtpërdrejtë, s’e ka marrë të pandehur dhe ky është problemi i koklavitjes procedurale. Këto çështje, nëse ka prova të reja përbëjnë shkak të drejtpërdrejtë për revokimin dhe fillimin e çështjes penale”, tha Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat