Situatë e vështirë nga reshjet në Kolonjë/ Përroi del nga shtrati, shkatërron 3 banesa

Shqipëria

Situatë e vështirë nga reshjet në Kolonjë/ Përroi del nga shtrati, shkatërron 3 banesa

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 12:28
Kolonjë

Situatë e vështirë në bashkinë e Kolonjës. Burime zyrtare për CNA bëjnë me dije se situata është më e vështirë në fshatin Kamnik të njësisë administrative Barmash. Nga stuhia e një nate më parë janë dëmtuar rëndë 3 banesa të këtij fshati, ndërkohë që situata paraqitet e vështirë edhe ne fshatin Gjonc aty ku ka patur rrëshkitje të dherave.

E vështirë situata paraqitet në rrugët e fshatrave Prodan dhe Çlirim.

Një natë më parë situata ka qenë alarmante edhe në fshatin Qafzezë, ku përroi i këtij fshati ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa toka bujqësore, si dhe duke vështirësuar lëvizjen e banorëve të këtij fshati me fshatrat përreth.

Forca të shumtë të ndërmarrjes së shërbimeve të bashkisë Kolonjë janë duke punuar për të normalizuar situatën, ndërkohë që bashkia do të gjejë zgjidhje për të sistemuar familjet e mbetura pastrehë nga stuhia e një nate më parë.

Fshati Panarit i njësisë administrative Vithkuq të Bashkisë Korçë nga dita e djeshme e ka të vështirë qarkullimin dhe lidhjen me fshatrat e tjerë, kjo pas dëmtimit të urës si dhe shkarjes së dherave në disa vende të rrugës në hyrje të fshatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat