​Shqipëri, ekipet e emergjencave civile po menaxhojnë situatën e krijuar nga moti i rënduar

Shqipëria

​Shqipëri, ekipet e emergjencave civile po menaxhojnë situatën e krijuar nga moti i rënduar

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 20:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë NIko Peleshi ka bërë të ditur se ekipet e emergjencave civile dhe efektivët e Forcave të Armatosura shqiptare po vijojnë pa ndërprerë angazhimin për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar, ku fatmirësisht nuk ka zgjerim të hartës së zonave të prekura.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se në qarkun e Gjirokastrës po punohet për kthimin në normalitet të aksit rrugor që lidh qytetin me fshatrat Karjan, Mingul dhe Gjat, i bllokuar për shkak të reshjeve të dendura.

“Në qarkun e Korçës, po punohet me intensitet për riparimin e urës që u dëmtua në fshatin Panarit. Me vëmendje maksimale po ndiqet situata në qarkun e Dibrës dhe Lezhës, ku për shkak të reshjeve që vijojnë me intensitet të lartë ka bllokime rrugësh”, shkruan ministri Peleshi.

“Angazhim maksimal për të shmangur çdo rrezik për jetët njerëzore e gjënë e gjallë. Grupet e punës të OSHEE vijojnë të jenë në terren për eliminimin e defekteve dhe rilidhjen e energjisë në zonat e thella”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, një stuhi me erëra të forta dhe shi të rrëmbyeshëm e ka goditur Shqipërinë të premten, duke shkaktuar përmbytje dhe duke shkulur pemë, e cila pritet të zgjasë edhe gjatë fundjavës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat