E lindi në bodrum dhe e braktisi, nëna e foshnjës: Jam e pamartuar, e lashë, sepse nuk e dinte familja që isha shtatzënë

Shqipëria

E lindi në bodrum dhe e braktisi, nëna e foshnjës: Jam e pamartuar, e lashë, sepse nuk e dinte familja që isha shtatzënë

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku një nënë e re lindi dhe braktisi më pas foshnjën e saj në ambientet e një bodrumi pallati në Tiranë.

Gazetari Igli Çelmeta bën me dije për BalkanWeb se, pas shoqërimit të nënës në polici disa orë pas ngjarjes, 30-vjeçarja ka deklaruar se e ka braktisur djalin pasi nuk është e martuar dhe familja e saj nuk ka qenë në dijeni të shtatzënisë.

Kujtojmë se fëmija është gjetur nga policia pasi një banor i pallatit e ka dëgjuar duke qarë.

 Më pas është dërguar në spital, ku raportohet se gjendja e tij është tepër e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat