Garda pengoi gazetarët jashtë Parlamentit, reagon Gazment Bardhi: Tregues domethënës i degradimit të regjimit të Ramës

Shqipëria

Garda pengoi gazetarët jashtë Parlamentit, reagon Gazment Bardhi: Tregues domethënës i degradimit të regjimit të Ramës

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 13:56
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi pasi Garda e Republikës pengoi gazetarët në ambientet e jashtme të Kuvendit.

Ai ka  theksuar se kjo treguesi më domethënës i degradimit të regjimit të Edi Ramës

Bardhi: Bllokimi i Gardës së Republikës fillimisht ndaj opozitës dhe sot ndaj medias e gazetarëve në krye të detyrës është jo thjesht i papranueshëm, por treguesi më domethënës i degradimit të regjimit të Edi Ramës.

Duke dënuar aktin e sotëm të paprecedentë të sulmit ndaj gazetarëve, siguroj që nuk ka Gardë e Polici që mund të mbajë në këmbë një regjim të kalbur nga krimi dhe korrupsioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat