Dhuna barbare ndaj 3-vjeçares nga edukatorja dhe procedimi i dy efektivëve, Balla: Veshi i shurdhër dhe syri qorr, janë rreshtim i policisë kundër shtetit

Shqipëria

Dhuna barbare ndaj 3-vjeçares nga edukatorja dhe procedimi i dy efektivëve, Balla: Veshi i shurdhër dhe syri qorr, janë rreshtim i policisë kundër shtetit

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 15:20
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pasi procedimit penal të dy efektivëve që fshehën ngjarjen për 3-vjeçares që iu thye këmba nga dhuna e ushtruar nga edukatorja, Majlinda Dehima, në kopshtin privat “Stinët”.

Balla shprehet se veshi i shurdhër dhe syri qorr, heshtja bashkëfajtore dhe mosreagimi i forcave të rendit ndaj denoncimeve të qytetarëve, janë rreshtim i policisë kundër shtetit.

“Veshi i shurdhër dhe syri qorr, heshtja bashkëfajtore dhe mosreagimi i forcave të rendit ndaj denoncimeve të qytetarëve, janë rreshtim i policisë kundër tyre, kundër shtetit. Në vijim të verifikimit për veprimet apo mosveprimet e punonjësve të Policisë së Shtetit, lidhur me hetimet për rastin e vajzës tre vjeçare në një kopësht privat në Tiranë, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë (AMP) ka referuar për vlerësim në Prokurorinë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, materialet procedurale në ngarkim të dy punonjësve të Komisariatit Nr. 1, për “Shpërdorim detyre”, shkruan Ministri në rrjetet sociale, pas njoftimit të AMP.

Më tej, Balla vlerëson qytetarët si partnerët kryesorë të Policisë, në luftën kundër paligjshmërisë.

“Qytetarët janë jo vetëm arsyeja pse ekziston Policia e Shtetit, po janë edhe partnerët tanë të pazëvendësueshëm në mbrojtjen e vendit dhe të çdo individi, nga çdo lloj paligjshmërie, nga çdo lloj forme dhune, abuzimi dhe krimi”, nënvizoi ministri Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat