Moti i keq ‘pushton’ Gjirokastrën, reshjet intensive dhe stuhitë ‘bëjnë namin’, ja si paraqitet situata

Shqipëria

Moti i keq ‘pushton’ Gjirokastrën, reshjet intensive dhe stuhitë ‘bëjnë namin’, ja si paraqitet situata

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 09:22
Gjirokastër

Përgjatë natës dhe orëve të para të ditës së sotme rajoni i Gjirokastrës është përfshirë nga moti i keq dhe reshje intensive shiu.

Stuhia e shoqëruar me erë të fortë dhe shkarkesa rrufesh ka nisur gjatë mesnatës për të vazhduar edhe orët e para të ditës së shtunë.

Si shkak i motit të keq janë rrëzuar disa pemë në rrethinat e qytetit ndërkohë që nuk raportohet për dëme te tjera.

Në mëngjes intensiteti i reshjeve të shiut ka rënë ndërkohë që moti i keq vazhdon të shoqërohet nga vranësira.

Përpara disa ditësh reshje imtësive që përfshinë rajonin e Gjirokastrës shkaktuan problematika për banorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat