Aksident në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, tre të plagosur

Shqipëria

Aksident në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, tre të plagosur

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Tre persona janë plagosur pas një aksidenti në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”.

Më datë 12.11.2023, rreth orës 14:40, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë” pranë fshatit Udënisht, automjeti tip “Mahindra” me drejtues shtetasin P. Sh., është përplasur me automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin Sh. A. 55 vjeç, banues në Elbasan.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Peugeot” shtetasi Sh. A., pasagjerja në këtë automjet shtetasja A. A., 48 vjeçe, banuese në Elbasan, si dhe pasagjeri i automjetit tip “Mahidra”, shtetasi N. L., 72 vjeç, të cilët u dërguan për mjekim në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat