Edukatorja që dhunoi të miturën në Tiranë: Nuk e kam prekur me dorë

Shqipëria

Edukatorja që dhunoi të miturën në Tiranë: Nuk e kam prekur me dorë

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 19:33
Majlinda Dehima

Edukatorja Majlinda Dehima që dhunoi të miturën në kopshtin privat në Tiranë është lënë në arrest me burg.

Ajo ka deklaruar para gjykatës se nuk e ka prekur me dorë 3-vjeçaren dhe i ka kërkuar ndjesë familjarëve.

Nuk e kam prekur me dorë. Jam shumë e prekur me atë që ka ndodhur, nuk e kam kuptuar situatën fillimisht, më vonë e konstatova dëmtimin. Kërkoj shumë ndjesë familjarëve, jam shumë e prekur, nuk do kisha dashur kurrë një situatë të tillë të kishte ndodhur,” – u shpreh Dehima.

Edukatorja u arrestua pas kërkesës së prokurorisë dhe akuzohet se ka ushtruar dhunë në ambientet e kopshtit “Stinët” ndaj një vajze 3-vjeçare, duke i thyer këmbën kësaj të fundit.

Rasti u bë publik për mediat, pasi edhe pse prindërit bën më herët denoncimin, policia nuk kishte marrë asnjë masë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat