Shkon në 35 mijë numri i të vetëpunësuarve që do tatohen 15-23 % në 2024

Shqipëria

Shkon në 35 mijë numri i të vetëpunësuarve që do tatohen 15-23 % në 2024

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 22:00
Shkon në 35 mijë numri i të vetëpunësuarve që do tatohen 15-23 % në 2024

Ndryshimi kryesor fiskal në vitin 2024 është tatimi që do të paguajnë të vetëpunësuarit. Në ligjin e ri që hyn në fuqi nga muaji janar, në skenarin fillestarë ishte parashikuar se preken rreth 16 mijë të vetëpunësuar, pjesë e profesioneve të lira. Por ministria ka avancuar më tej dhe pas analizave dhe verifikimeve të nipteve ka rezultuar se kjo shifër është dyfish më e lartë.

“Në total janë rreth 35 mijë individë dhe entitete që do të jenë pjesë e tatimit 15 dhe 23 % mbi të ardhurat. Tatimi do të aplikohet në varësi të xhiros së deklaruar, deri në 14 mln lekë aplikohet 15%. Mbi këtë kufi tatimi 23%.

Do të jetë një  listë e gjatë se kush do të quhet profesion i lirë dhe do ti nënshtrohet sistemit të ri të  taksimit. Lista do të miratohet në qeveri. Ato profesione që nuk do të jenë pjesë e listës do të jenë biznese të vogla që janë të përjashtuar nga taksat deri në 2029, sipas angazhimit të mazhorancës”,- tha Vasilika Vjero, zv/ministre e financave në emisionin E-ZONE në Vizion Plus  .

Ligji i ri është kundërshtuar fort nga profesionistët, pasi sipas tyre krijon pabarazi. Nga njëra është në fuqi angazhimi i qeverisë për të mos tatuar biznesin e vogël deri në 2029, nga ana tjetër disa kategori biznesesh, që do të përcaktohen nga qeveria, do të tatohen me ligjin e ri në 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat