Makina përplas biçikletën, lëndohen dy të mitur në Shkodër

Shqipëria

Makina përplas biçikletën, lëndohen dy të mitur në Shkodër

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë lëndimin e dy të miturve ka ndodhur të hënën në qytetin e Shkodrës.

Një automjet, i cili drejtohej nga një 31-vjeçar ka përplasur një biçikletë, tek e cila ndodheshin dy të mitur.

Pas aksidentit, të miturit janë shoqëruar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjeti është proceduar në gjendje të lirë, ndërkohë grupi hetimor po kryen të gjitha verifikimet për ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat