Fshehu dënimin në Greqi, kryebashkiaku socialist shkon në SPAK

Shqipëria

Fshehu dënimin në Greqi, kryebashkiaku socialist shkon në SPAK

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Kryebashkiaku socialist, Kreshnik Hajdari, i cili fshehu në formularin e dekriminalizimit dënimin në Greqi ka shkuar në SPAK.

Kryebashkiaku i PS mbërriti në ambientet e Prokurorisë së Posaçme mëngjesin e sotëm (15 nëntor) i shoqëruar nga avokati i tij, Theodhori Sollaku.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ditën e martës (14 nëntor) të mos i ndërpriste mandatin e tij si kryebashkiak i Kuçovës, pasi shqyrtimit të rezultateve të Prokurorisë së Përgjithshme se Kreshnik Hajdari kishte qenë i dënuar në Greqi.

Sipas kryekomisionerit, të dhënat që nuk janë deklaruar nga Hajdari nuk e përfshin atë në kushtet e ndalimit për shkak të veprës penale për të cilën ka marrë dënimin përkatës.

“Në vlerësimin e tij, kjo ka qenë e panevojshme për t’u deklaruar ose ka harruar. Kjo e dhënë nuk përbën, tashmë e certifikuar nga Prokuroria e Përgjithshme, nuk e përfshin atë në kushtet e ndalimit për shkak të veprës penale për të cilën ka marrë dënimin përkatës. Ngelet diskutimi që  fakti që nuk e ka deklaruar. Edhe në respektim të precedentëve të krijuar nga ky institucion që nga viti 2020 ne kemi mbajtur qëndrimin që nuk ka detyrim subjekti vetëdeklarues për të paraqitur në formula rrethana apo shkaqe që e ndalojnë të marrin zyrën publike”, Ilirjan Celibashi.

Ndërkohë sipas njoftimit të prokurorisë, ai rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Janinës.

Kryebashkiaku socialist është shpallur fajtor për kalim të paligjshëm të kufirit në vitin 1999 në moshë të mitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat