Tritoli në Kamëz/ Arrestohet njëri prej autorëve të dyshuar, “kyç” gojën para hetuesve

Shqipëria

Tritoli në Kamëz/ Arrestohet njëri prej autorëve të dyshuar, “kyç” gojën para hetuesve

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Policia e Kamzës ka arrestuar një nga autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur në rrugën “Donald Trump”,  ku iu vendos një sasi tritoli një lokalin të marrë me qira nga një 24-vjeçar.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se në pranga ka rënë 58 vjeçari B.M.

Sipas hetimeve, ka rezultuar sa targat e automjetit tip “Audi” janë në pronesi të këtij personi.

Ai ka kyçur gojën para oficerëve të policisë duke mos dhënë asnjë detaj. Dyshohet se ai mund të ketë qenë shoferi, por megjithatë policia ende nuk e ka të qartë rolin e tij.

Grupi hetimor thotë se është pranë identifikimit dhe të personit që shfaqet në video, teksa ndez fitilin e tritolit dhe e hedh tek lokali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat