Rekrutimet për në Forcat e Armatosura, i riu rrëfen pse zgjodhi të bëhej pjesë

Shqipëria

Rekrutimet për në Forcat e Armatosura, i riu rrëfen pse zgjodhi të bëhej pjesë

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 15:57

Shqipëria është pjesë e Nato-s prej vitit 2009, e që nga ajo kohë shërbimi ushtarak nuk është më i detyrueshëm në vendin tonë. Megjithatë, janë të shumtë të rinjtë që zgjedhin tu bashkohen Forcave të Armatorura, për t’i shërbyer atdheut e për të mbrojtuar flamurin.

Bjorni Uruçi, 18 vjeçari nga Elbasani, është një prej tyre, i cili rrëfen për Euronews Albania, se veç pasionit ai po ndjek gjurmët e babait.

“Jam i apasionuar pas armëve, dhe nuk është vetëm detyrë por edhe privilegj, kështu që pse jo mendova dhe unë të bëhem pjesë e Forcave të Armatosura. Edhe babai im ka qenë pjesë e ushtrisë dikur, dhe pse jo të ndjek edhe hapat e tij, dhe shpresojë të më mbështese që edhe unë ta vazhdoj këtë rrugë. Të gjithë kemi dëgjuar që ka konflikte midis shteteve, shpresoj mos të ndodhe, por nëse ndodh unë dua të jem pjesë për ta mbrojtur vendin tim”, është shprehur Uruçi.

Ministra e Mbrojtjes ka çelur në Elbasan fushatën për rekrutimin e të rinjve që duan të bëhen pjesë e forcave të armatosura.

Kolonel Fadil Ciroku, Komandant i Qendrës së Personelit të Rekrutimit është shprehur se qëllimi i kësaj fushate është promovimi i Forcave të Armatosura, teknikes dhe pajisjeve të FA.

“Synimi është për të promovuar forcat e armatosura, teknikën dhe pajisjet tona. Duam të shpërndajmë informacionin se jemi në fushatën e rekretutimi. Do të vazhdojë deri më 9 janar. Ka pasur interes nga djem e vajza sepse një ushtarar gjen punë dhe është i mirëpaguar. Cdo djalë e vajzë e re mund të bëhet pjesë e FA.

Fushata e Ministrisë së Mbrojtjes do të vijojë në të gjithë qytetet e Shqipërisë për të rekrutuar të rinj nga mosha 18-27 vjeç, edhe me arsim 9 vjeçar, duke mundësuar më pas arsimim të mëtejshëm falas dhe të gjitha lehtësirat e një ushtaraku”, është shprehur Ciroku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat