Shkrumbohet një makinë në Lushnjë, dyshohet për një shkëndije elektrike

Shqipëria

Shkrumbohet një makinë në Lushnjë, dyshohet për një shkëndije elektrike

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Një automjet tip “Ford” është djegur rreth orës 6:00 të mëngjesit në hyrje të lagjes “Savër” të Lushnjës.

Drejtuesi i mjetit i cili transportonte disa punëtorë, pa të dilte tym nga pjesa e motorit, ka dalë nga mjeti fatmirësisht para se mjeti të digjej totalisht.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve, i gjithë mjeti u shkrumbua.

Fatmirësisht në momentin e konstatimit të zjarrit punëtorët nuk kishin hipur në mjet. Sipas të dhënave paraprake të policisë shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndije elektrike pasi mjeti ishte i ndezur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat