Votimi mes kaosit, Lindita Nikolla bën gafën: Buxheti i 2024 miratohet me 83 vota

Shqipëria

Votimi mes kaosit, Lindita Nikolla bën gafën: Buxheti i 2024 miratohet me 83 vota

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 11:33
Kuvendi i Shqipërisë

Seanca e sotme plenare në Kuvend është shoqëruar me tensione, ku dhe degradoi në përdorimin e tymueseve nga ana e opozitës.

Pavarësisht tensioneve, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka miratuar në parim projektbuxhetin për vitin 2024, por duke bërë një gafë në raportimin e shifrave të votimit. Nikolla hapi votimin për prezencën në Kuvend, ndërkohë që u shpreh se në sallë ishin të pranishëm 83 deputetë. Kuorumi nuk u realizua me elektronikë, por votimi u bë me kartonë jeshil.

Nikolla tha se në sallë ishin prezentë 83 deputetë të maxhorancës. Ligji për akcizën është votuar në parim me 73 vota pro, por projektligjet e tjera në mënyrë të habitshme u shtuan me 10 vota. Sipas Nikollës projektligji u miratua me 83 vota pro, pavarësisht se në Kuvend ishin prezentë në sallë vetëm 73 deputetë.

Zyra e shtypit të Kuvendit me anë të një njoftimi të shkurtër të shpërndarë me whatsap ka sqaruar se: “Të nderuar kolegë, të gjitha aktet ligjore në seancën e sotme plenare u votuan me 73 vota pro”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat