“U merrte para qytetarëve dhe premtonte…”, SPAK dërgon për gjykim çështjen e ish-zyrtarit të Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Shqipëria

“U merrte para qytetarëve dhe premtonte…”, SPAK dërgon për gjykim çështjen e ish-zyrtarit të Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dosjen hetimore të Ilir Kapetanit.

Njoftimi i SPAK

Në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.49 të vitit 2021.

Në përfundim të veprimeve hetimore, për këtë procedim penal është provuar se, i pandehuri Ilir Kapetani, Specialist  i Shqyrtimit të Dosjeve pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, ka kërkuar dhe ka marrë përfitime të parregullta, në formën e shumave monetare, nga qytetarë të ndryshëm dhe nga trashgimtarë të ish pronarëve, në këmbim të premtimit për të siguruar kompensimin financiar, gjatë trajtimit të kërkesave të tyre për kthimin dhe kompensimin e pronës.

I pandehuri Ilir Kapetani është akuzuar se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i  personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, të kryer në 22 (njëzetë e dy) raste.

Ndërkohë, të pandehurit D.L., A.G., D.D., V.Z., I.L., XH.V., G.T., L.A., J.Z., A.H., V.B., I.K., R.M., L.B., M.I., Y.N. dhe M.SH, të cilët janë subjektet që kanë dhënë përfitimet e paligjshme, janë akuzuar se kanë kryer veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve Prokuroria e Posaçme ka dërguar në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq të kësaj çështje penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat