Vendimi i Apelit të GJKKO për Malltezin/ Rama: Vullneti për të mos u përzier, nuk do të thotë se nuk shohim!

Shqipëria

Vendimi i Apelit të GJKKO për Malltezin/ Rama: Vullneti për të mos u përzier, nuk do të thotë se nuk shohim!

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 15:54
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe sa i përket gjykimit të Malltezit në Apel për çështjen “Partizani”.

Nuk dua të bëj një koment specifik, por dua të them diçka tjetër. SPAK-u dhe Gjykata e Posaçme janë institucione të reja që kanë lindur nga një vullnet shumë i madh, shumë i fortë politik që çoi në miratimin e Reformës në Drejtësi. Dhe ka pasur një mbështetje të faktorit ndërkombëtar.

Shumëkush thotë se SPAK-u erdhi nga Amerika, por Amerika ka qenë këtu që në 1991-shin dhe sikur të ishte ndonjë produkt që sillej me avion, do ta binin më përpara. SPAK-u dhe gjithë Reforma në Drejtësi erdhën nga vetëm një gjë, vullneti i kësaj force politike që qeverisë Shqipërinë. Jo vetëm vullneti për miratimin e reformës, por edhe pjesa tjetër, vullneti për të mos u përzier me këtë proces si garanci për ecurinë e reformës.

Kjo nuk do të thotë aspak se ne nuk shohim, nuk dëgjojmë, nuk diskutojmë e nuk analizojmë brenda nesh. Ashtu sikundër kjo nuk do të thotë se ne miratojmë (në kuptimin e opinionit) çdo gjë që ndodh. Por vendimi për gjithçka që hynë në kompetencat e SPAK dhe GJKKO është një vendim për t’ju dhënë atyre një frymë marrje sa më të lirë, që normalisht pengohet nga të tjerë.

Në rastin konkret, të them të drejtën, mund ti duket çudi shumëkujt, por unë e shoh në aspektin e nevojës dhe domosdoshmërisë që këto institucione të mos cënohen nga askush. Nuk më vjen mirë kur institucionet cenohën në aspektin e integritetit. Më shumë se kaq nuk kam ç’komentoj. Sigurisht që ne kemi nevojë për kohë që të kuptojmë deri në fund se pse nuk shkon. Ndërkohë ajo që po bën SPAK-u me mbështetjen e GJKKO është historike”- tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat