Publikohet foto, ja kush është 34-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e rëndë

Shqipëria

Publikohet foto, ja kush është 34-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e rëndë

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 09:46
Arlind Qendro

Arlind Qendro është 34-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e rëndë rrugor, që ndodhi mesnatën e kësaj të shtune në hyrje të qytetit të Sarandës.

Aksidenti tragjik ndodhi, kur 34-vjeçari duke udhëtuar me makinë, për arsye ende të panjohura, humbi kontrollin e mjetit, doli nga rruga dhe u përplas me një bordurë. 34-vjeçari ndodhej i vetëm në makinë.

Burimet bëjnë me dije se policia është njoftuar për akidentin nga një qytetar i rastit, i cili ka parë makinën e aksidentuar.

Miq dhe të afërm të Arlindit janë shprehur në rrjete sociale të tronditur nga humbja e papritur. “Ngushëllimet e mija familjes dhe mikut tim Arjanit për këtë dhimbje kaq të madhe sa një mal.. U prehsh në paqe Arilindi i dashur që tu pren ëndërrat në mes”, shkruan një ndër të afërmit e Arlindit në Facebook.

Shërbimet e qarkullimit rrugor të Sarandës kanë shkuar në vendin ku ndodhi ngjarja, ndërsa ende nuk është bërë e ditur se cili ka qenë shkaku i këtij aksidenti të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat