Fundjavë tipike dimri/ Meteorologia: Dëborë në të gjithë shtrirjen lindore dhe juglindore, pritet ulje e ndjeshme temperaturash

Shqipëria

Fundjavë tipike dimri/ Meteorologia: Dëborë në të gjithë shtrirjen lindore dhe juglindore, pritet ulje e ndjeshme temperaturash

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë veriun e vendit, duke shkaktuar probleme në disa akse rrugore. Meteorologia Lajda Porja tha për ABC News se në orët në vijim, parashikohet që reshjet e shiut të konvertohen në dëborë në të gjithë shtrirjen lindore dhe juglindore të vendit.

Gjithashtu pritet që të ketë edhe rënie të ndjeshme të temperaturave për shkak të masave të ftohta siberiane. Ajo gjithashtu theksoi se reshjet e dëborës do të zbresin edhe pranë zonave të ulëta por në qytetet në Ultësirën Perëndimore nuk parashikohet që të ketë reshje dëbore.

Temperatura minimale në zonat e ulëta do të arrijë deri në -6 gradë celcius. E diela do të sjellë rritje të temperaturave prej dy apo tre gradësh.

E hëna pritet gjithashtu të ketë vlera negative ndërsa nga e marta dhe në vijim rikthehen reshjet e shiut në të gjithë vendin dhe do të rriten sërish temperaturat

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat