Merr flakë servisi i automjeteve në Elbasan, digjen dy makina

Shqipëria

Merr flakë servisi i automjeteve në Elbasan, digjen dy makina

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Një servis automjetesh ka marrë flakë mëngjesin e kësaj të hëne në fshatin Katund të Ri në Elbasan.

Dyshohet se zjarri në servisin e 28-vjeçarit K.Z., ka rënë për shkak të një defekti në linjën elektrike të objektit,

Si pasojë, janë djegur pjesërisht 2 automjete që ishin lënë në këtë servis, për t’u riparuar

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat