Detaje të reja nga grabitja e argjendarisë në Kamëz: Autorët kishin kopjuar targat e një makine tjetër. Pronarja: Kishin theks jugor

Shqipëria

Detaje të reja nga grabitja e argjendarisë në Kamëz: Autorët kishin kopjuar targat e një makine tjetër. Pronarja: Kishin theks jugor

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 22:48
Grabitja

Kanë dalë detaje të reja nga grabitje e argjendarisë mbrëmjen e sotme në qytetin e Kamzës. Burime bëjnë me dije se në dëshminë e saj pronarja e argjendarisë E.S ka thënë se 3 grabitësit kishin theks jugor.

Ajo ka shtuar se ata kanë marrë rreth 1 kg flori, dhe nuk kanë kërkuar shuma monetare.

Autorët kanë qenë të armatosur dhe të maskuar.

Pasi kanë kryer grabitjen ata janë largua me shpejtësi me një BMW X6.

Raportohet se targat që janë vendosur në automjetin tip BMW X6, që u përdor për arratisjen e tyre, i përkasin një automjeti tjetër tip Hyundai.

Mësohet se këto targa ishin kopjuar nga autorët dhe ishin vendosur në automjetin që u përdor gjatë grabitjes.

Fillimisht autorët besohet se kanë ardhur nga Fushë Kruja dhe më pas janë larguar në drejtim të Laknasit.

Ndërkohë policia ka ngritur didsa postoblloqe si dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi:

Më datë 28.11.2023, rreth orës 17:15, në rrugën “Nënë Tereza”, tre persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri automatik, kanë marrë disa bizhuteri në argjendarinë e shtetases E. S., dhe më pas janë larguar me një automjet tip “BMË”.

Shërbimet Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda.

Grupi hetimor mbi bazën e të dhënave të administruara po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat