Imitoi Skënderbeun gjatë Paradës së Shqiptarëve, flet ish-oficeri i RENEA-s

Shqipëria

Imitoi Skënderbeun gjatë Paradës së Shqiptarëve, flet ish-oficeri i RENEA-s

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 10:12
Shkëlzen Brahaj,

Ish-oficeri i RENEA, Shkëlzen Brahaj, i cili imitoi Skënderbeun gjatë festimeve të Paradës së Shqiptarëve ditën e djeshme me rastin e Pavarësisë, është shprehur se veshja që ai kishte improvizuar, peshonte rreth 12 kilogram.

Komentet Brahaj i bëri në emisionin “Good Morning Albanians”,  ku tha se përkrenarja është ajo që peshon më shumë nga e gjithë veshja, rreth 3.5 kilogram.

Ai tha se nuk është hera e parë që ai bën gjëra të veçanta për festat kombëtare, pasi diçka të tillë e ka bërë edhe më parë.

“Unë ndër vite bëj gjëra të tilla në evenimente e festa. Duke u nisur nga madhështia e ceremonisë, duke parë se ishin shumë të ardhur nga e gjithë bota, më erdhi shumë mirë sepse përfaqësova një figurë shumë të njohur.

Kishte brohoritje edhe nga njerëzit anash paradës, por edhe tribuna ishte e jashtëzakonshme. Unë nuk është se kam një ide të saktë të veshjes, por jam munduar t’i përafrohem. Përkrenarja është imitim, është bërë me pak mjeshtëri, por me shumë dashuri. Është bërë me ndihmën e Llesh Bibës, një skulptor i vjetër.

Përkrenarja peshon 3.5 kilogram, ndërsa veshja peshon 12 kilogram. Përkrenarja është më e rënda. Edhe shpata është në përmasat origjinale të Skënderbeut, është shpata e dytë e Skënderbeut, sepse e para ka qenë e drejtë”, është shprehur Brahaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat