Ky është 55-vjeçari që u vra nga fqinji në Kamëz

Shqipëria

Ky është 55-vjeçari që u vra nga fqinji në Kamëz

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 18:12
Shefqet Hasa

Shefi i Komisariatit numër 5 në Tiranë ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak më parë në Laknas ku Shefqet Hasa, rreth 55 vjeç ka ndërruar jetë.

Ky i fundit mësohet se punonte si shofer në linjën e Kamzës.

Një javë më parë ishte kthyer në Shqipëri, sot vrau fqinjët! Nuk e lejuan të lidhte banesën me kanalin e ujërave të zeza, si nisi sherri në Kamëz.

Në një dalje për mediat ai tha se motivet e ngjarjes kanë qenë për një kanalizim të ujërave të zeza, duke shtuar se autori i ngjarjes e kishte armën pa leje.

Të gjithë personat e përfshirë në ngjarje janë në një lagje.

“Nga tërësia e veprimeve rezulton se autorët janë dy persona të dëmtuar, shtetasi Shefqet Hasa i cili ka ndërruar jetë dhe shtetasi Besim Keqa që ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Motivet janë për motive të dobëta. Arma ishte pa leje dhe u kap më shërbimet e policisë në banesë. Bëhet fjalë për një kanalizim të ujërave të zeza. Janë po në një lagje. Konflikti ka qenë i çastit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat