Arrestohet për trafik droge, shefi i Kufirit në policinë e Korçës

Shqipëria

Arrestohet për trafik droge, shefi i Kufirit në policinë e Korçës

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar kryekomisar Stiljan Pasho, me detyrë shefi i Sektorit të Shërbimeve të Kufirit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, i dyshuar për përfshirje në “Trafikim të narkotikëve”.

Lajmi është bërë me dije nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.

“Kur unë mora detyrën u shpreha se një rrënjë kanabisi nuk ka shans të rritet, pa një polic që paguhet për të mos e parë apo se një parcelë kanabisi nuk ka një mundësi të vetme të korret, pa një shef komisariati që paguhet nga trafikantët për të mos e shkulur”, tha Balla.

“Sapo është ndaluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore një Kryekomisar, me detyrë Shefi i Sektorit te Sherbimeve te Kufirit ne Drejtorine Vendore te Kufirit dhe Migracionit Korçë, i dyshuar për përfshirje në “Trafikim të narkotikëve”. Përgëzoj Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për dokumentimin e plotë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Korçë. Shpreh besimin se drejtimi i ri AMP dhe forcimi i bashkëpunimit me agjencive e tjera ligjzbatuese si SHISH, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK do ta intensifikojnë procesin e vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit”, shprehet Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat