Propozimi i PS për ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore, Bardhi ironizon Felajn: E zezë zonja, i zi edhe ligji!

Shqipëria

Propozimi i PS për ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore, Bardhi ironizon Felajn: E zezë zonja, i zi edhe ligji!

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 11:27
Gazment Bardhi

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë draftin me ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore në vend. Deputetja socialiste Ermonela Felaj tha se ligji i ri qartëson balancën mes legjislativit dhe organeve të drejtësisë, ndërsa përcakton qartë se kur do të ngrihet një komision hetimor.

Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, teksa u pyet nga gazetarët për këtë propozim, u shpreh se  ligji është i zi, ashtu si e zonja që e ka hartuar atë.

“Shiko të zonjën që e ka propozuar dhe ligjin, e zezë është zonja , i zi është dhe ligji. Vetëm Ermonela Felaj mund ta propozonte një ligj të tillë që në thelb nuk është ligji i Kushtetutës, por i urrejtjes.

Për sa i përket të drejtës sonë për ngritjen e komisioneve hetimore është antikushtetues dhe anti-parimore.  Shiko autoren e projektligji  dhe ligjin. I zi autori dhe i zi edhe ligji.”, u shpreh Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat