Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, makina kthehet përmbys, plagoset i riu

Shqipëria

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, makina kthehet përmbys, plagoset i riu

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, te vendi i quajtur ish-pularia në Shijan.

Një automjet ‘Hyndai’ me drejtues shtetasin D. Sinaj, 23 vjeç nga Tirana, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të lehta dhe po merr mjekimin në urgjencën e Sarandës.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës ndodhen në vendngjarje dhe po kryhen veprimet për të përcaktuar shkakun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat