Arrestohet një 22-vjeçar në Lezhë, u kap në makinë me një çantë kanabisi që peshonte 2.7 kg

Shqipëria

Arrestohet një 22-vjeçar në Lezhë, u kap në makinë me një çantë kanabisi që peshonte 2.7 kg

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 11:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 22-vjeçar është vënë në pranga, pasi u kap duke transportuar një çantë kanabisi me makinën e tij në Lezhë.

Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, u bë e mundur kapja e tij në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit” në Lezhë. Pëllumb Kalaj po drejtonte një makinë të tip “Ford Focus”, në momentin kur u ndalua nga policia. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një çantë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që peshonte rreth 2 kilogramë e 760 gramë.

Mbi 22-vjeçarin Kalaj nga Malësia e Madhe rëndon vepra penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se i riu që po transportonte kanabisin, do ta ndante në doza, me qëllim shitjen e tyre në afërsi të shkollave dhe në lokalet e natës. Kanabisi dhe automjeti tip “Ford Focus” u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat