Reshjet e dëborës në juglindje të vendit/ Trashësia shkoi deri në 7 cm, si paraqitet gjendja e rrugëve

Shqipëria

Reshjet e dëborës në juglindje të vendit/ Trashësia shkoi deri në 7 cm, si paraqitet gjendja e rrugëve

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Reshjet e dëborës që përfshinë juglindjen e vendit mbrëmjen e së enjtes kanë ndalur.

Me intensitet deri mesatar kanë qenë më të dendura në lartësitë mbi 1200 m. Raportohet se në fshatin turistik të Dardhas dëbora shkoi deri në 7 cm, ndërkohë që është punuar për pastrim dhe kriposje edhe në akset nacionale që u përfshinë nga reshjet, borëpastrueset kanë qenë në terren në akset Korçë-Pogradec, Pogradec-Qafëthanë dhe në aksin Korçë-Erseke në Qafën e Qarrit.

Sakaq, në segmentin rrugor Korçë-Panarit trashësia e dëborës raportohet se ka shkuar deri në 4 cm, ndërsa reshjet kanë qenë me intensitet të ulët.

Fatmirësisht nuk ka pasur probleme me qarkullimin e automjeteve, por drejtuesit e mjeteve apelohet që të qarkullojnë me zinxhirë dhe te tregojnë kujdes të shtuar. Gjithashtu në rrugën Lekas-Voskopojë dëbora ka shkuar në 3 cm, edhe në këtë segment nuk ka probleme. Të gjitha akset nacionale dhe rrugët dytësore janë të kalueshme dhe pa probleme, ndërkohë temperaturat priten të ngrihen në mesditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat