Kongresi i PS-së, Ministrja Koçiu: 17 spitale autonome deri në 2027-ën, fuqizojmë telemjekësinë dhe zhvillojmë turizmin shëndetësor

Shqipëria

Kongresi i PS-së, Ministrja Koçiu: 17 spitale autonome deri në 2027-ën, fuqizojmë telemjekësinë dhe zhvillojmë turizmin shëndetësor

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 15:35
Albana Koçiu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi sot se fuqizimi i spitaleve rajonale, zgjerimi skemës së barnave të rimbursueshëm, paketat e shërbimit shëndetësor falas, ofrimi i shërbimit në banesë apo rritja e programeve sociale janë vetëm disa nga masat që shkojnë direkt në përfitim të moshës së tretë.

Nga paneli për shërbimet publike gjatë punimeve të Kongresit të PS-së, ministrja Koçiu tha se “vizioni ynë për shëndetësinë e gjeneratës së re është i pandashëm nga ambicia për një mbulim të plotë shëndetësor universal, për spitale autonome që shërbejnë si qendra ekselence, si dhe mjekë e infermierë të mirëpaguar”.

“Hapi i radhës është ngritja e qendrave model të mjekësisë familjare, të cilat ofrojnë kujdes të plotë për çdo nevojë të qytetarëve, nga të porsalindurit, tek më të moshuarit. Deri në vitin 2025, do të kemi 10 qendra të tilla ekselence”, nënvizoi Koçiu.

Ajo shtoi se falë buxhetit më të madh në historinë e MSHMS, për vitin 2024, do të rritet numri dhe shumëllojshmëria e barnave të rimbursueshëm.

“Objektivi ynë është që qytetarët shqiptarë të kenë vazhdimisht në dispozicion barnat dhe medikamentet më të mira”, theksoi ministrja.

Koçiu deklaroi sot gjithashtu se fuqizimi i spitaleve rajonale, zgjerimi skemës së barnave të rimbursueshëm, paketat e shërbimit shëndetësor falas, ofrimi i shërbimit në banesë apo rritja e programeve sociale janë vetëm disa nga masat që shkojnë direkt në përfitim të moshës së tretë.

Nga paneli për shërbimet publike gjatë punimeve të Kongresit të PS-së, ministrja Koçiu tha se “vizioni ynë për shëndetësinë e gjeneratës së re është i pandashëm nga ambicia për një mbulim të plotë shëndetësor universal, për spitale autonome që shërbejnë si qendra ekselence, si dhe mjekë e infermierë të mirëpaguar”.

“Hapi i radhës është ngritja e qendrave model të mjekësisë familjare, të cilat ofrojnë kujdes të plotë për çdo nevojë të qytetarëve, nga të porsalindurit, tek më të moshuarit. Deri në vitin 2025, do të kemi 10 qendra të tilla ekselence”, nënvizoi Koçiu.

Ajo shtoi se falë buxhetit më të madh në historinë e MSHMS, për vitin 2024, do të rritet numri dhe shumëllojshmëria e barnave të rimbursueshëm.

“Objektivi ynë është që qytetarët shqiptarë të kenë vazhdimisht në dispozicion barnat dhe medikamentet më të mira”, theksoi ministrja.
[14:11, 08/12/2023] +355 69 391 1944: Ministrja Koçiu: 17 spitale autonome deri në 2027-ën, fuqizojmë telemjekësinë dhe zhvillojmë turizmin shëndetësor

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu nga paneli për shërbimet publike në Kongresin e Partisë Socialiste është ndalur te kantieret e reja që do të nisin vitin e ardhshëm në infrastrukturën shëndetësore.

Në fjalën e saj, ministrja Koçiu deklaroi sot zgjerimin e autonomisë spitalore për të tjera struktura spitalore në vendin tonë, pas modelit të parë nisur me Spitalin Memorial Rajonal të Fierit.

“Janë krijuar më në fund kushtet për të vënë në zbatim të gjerë modelin e administrimit të provuar me sukses në Spitalin “Memorial” të Fierit, i cili është një model i parë i zbatimit të autonomisë spitalore. Jemi gati të zgjerojmë këtë model edhe në QSUT, Spitalin e Shkodrës, Spitalin e Durrësit dhe atë të Vlorës. Qëllimi ynë është që deri në vitin 2027 të kemi 17 struktura spitalore tërësisht autonome”, deklaroi Koçiu.

Ministrja informoi hapjen e kantiereve të reja ndërtimi për të përmirësuar më tej infrastrukturën shëndetësore.

“20 spitale dhe 340 qendra shëndetësore është bilanci i deritanishëm. Deri në 2025, i shtojmë kësaj liste 15 spitale dhe 60 qendra shëndetësore më shumë”, deklaroi Koçiu.

Ajo nënvizoi se ishin reformat e ndërmarra në mandatin e parë dhe të dytë të qeverisë , ato që në pikun e pandemisë mundësuan sistemin e shëndetësisë të funksiononte normalisht.

“Duke mësuar nga e shkuara, do të investojmë në forcimin e mëtejshëm të aftësive tona reaguese ndaj emergjencave, duke nisur nga dyfishimi i kapaciteteve testuese të Institutit të Shëndetit Publik. Falë investimeve madhore në Shërbimin Kombëtar të Urgjencës, kemi shtrirë mbulimin e shërbimit në të gjithë territorin, duke përgjysmuar kohën e pritjes”, vijoi Koçiu.

Ajo tha se do të vijojnë më tej, me shtimin e numrit të autoambulancave.

Ministrja Koçiu deklaroi nga Kongresi i PS-së se mjeku është në qendër të çdo reforme të ndërmarrë.
“Rikthyem dinjitetin e profesionit përmes rritjes së pagave me 70% nga pikënisja.
Vitin e ardhshëm vijojmë me një rritje të re, pjesë e vizionit tonë për paga 100% më të larta. Rrisim gjithashtu numrin e mjekëve. Shqipëria e vitit 2030 do të ketë më shumë mjekë për çdo 1 mijë banorë”, deklaroi Koçiu.

Ministrja u shpreh se “një shoqëri ku diferencën e bën vetëm talenti dhe puna, e jo gjinia apo statusi social, është vizioni në të cilën bazohen politikat tona të mbrojtjes sociale”.

Koçiu duke u ndalur te prioritetet për mbrojtjen sociale theksoi se “riintegrimi social-ekonomik i familjeve përfituese të ndihmës ekonomike vijon të jetë objektivi ynë kryesor”.

Koçiu u shpreh se “në familjen tonë nuk ka persona me aftësi të kufizuara, por ka persona me aftësi ndryshe, të cilët meritojnë të dëgjohen dhe integrohen plotësisht në shoqërinë tonë”.

Qëllimi ynë, tha ajo, është të rrisim punësimin dhe integrimin e tyre në shoqëri me të paktën 30%.

Ministrja rikujtoi se Shërbimet Sociale, një dekadë më parë ishin pothuajse inekzistente, sot janë shumë më të larmishme dhe ofrohen në të gjitha bashkitë e vendit.

“Synimi ynë është të shtojmë edhe 70 shërbime të reja sociale në të gjithë vendin”, deklaroi Koçiu.

Ministrja është ndalur edhe rritja e shërbimeve digjitale në sektorin e shëndetësisë, ku theksoi se “ do të fuqizojmë sistemet tona dixhitale, telemjekësinë, si një mënyrë për të rritur aksesin në marrjen e shërbimit më të mirë kudo në territor”.

Një pikë e rëndësishme për MSHMS-në është edhe turizmi shëndetësor për të cilin ministrja Koçiu tha se “do të mbështesim më tej zhvillimin dhe përfshirjen e një modeli ekselent të këtij sektori në sistemin tonë publik”.

“Jam e sigurt që së bashku, në koalicionin tonë të madh me qytetarin, do të bëjmë të mundur që Shqipëria e vitit 2030, të jetë një vend ku: Të gjithë spitalet dhe qendrat mjekësore të jenë 100% moderne dhe të pajisura me teknologjinë e fundit. Të gjithë mjekët dhe infermierët të përfitojnë paga sa mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian. Të gjithë qytetarët të përfitojnë nga mbulimi shëndetësor universal falas si dhe të gjitha shtresat në nevojë, të ndihen plotësisht të barabartë, në shoqërinë tonë”, përfundoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat