Aksidenti me 6 të plagosur në aksin “Librazhd-Elbasan”, bie në pranga shoferi

Shqipëria

Aksidenti me 6 të plagosur në aksin “Librazhd-Elbasan”, bie në pranga shoferi

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar drejtuesin 67 vjeçar që shkaktoi aksidentin e djeshëm në aksin “Librazhd-Elbasan”.

Makina me të cilën udhëtonte u përplas me një tjetër, që drejtohej nga një 39 vjeçar.

Si pasojë u plagos 67-vjeçari dhe katër pasagjerët që po udhëtonin me të si edhe një 11-vjeçare që ndodhej në automjetin me të cilin po lëvizte 39-vjeçari.

Ata janë jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat