Korçë/ Temperatura deri në -5 gradë celsius dhe trashësi e dëborës deri në një metër. Kriposen rrugët, akset ku nevojiten zinxhirët

Shqipëria

Korçë/ Temperatura deri në -5 gradë celsius dhe trashësi e dëborës deri në një metër. Kriposen rrugët, akset ku nevojiten zinxhirët

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Pas disa orëve intensive, reshjet e dëborës në qarkun e Korçës janë ndërprerë, ndërsa mësohet se akset rrugore në të gjithë qarkun janë të hapura.

Për shkak të temperaturave të ulëta borëpastrueset kanë qenë në terren prej orëve të pra të mëngjesit për të bërë kriposjen e rrugëve.

Në zonën e Dardhës aty ku termometri ka shënuar deri në – 5 gradë gjatë natës, kanë qenë dy borëpastruese për të bërë të mundur kriposjen e gjithë segmentit.

Tre borëpastruese kanë qenë në aksin nacional Korçë-Ersekë në qafën e qarrit për të bërë kriposjen dhe 2 të tjera në zonën e Voskopojës.

Edhe në majën e Mashkullorës aty ku trashësia e dëborës shkoi deri në 1 metër, në të gjithë segmentin Shtyllë-Panarit është punuar që prej ditës së djeshme dhe aktualisht edhe në këtë segment nuk shfaqen probleme por drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë aks përveç gocave dimërore duhet të pajisen edhe me zinxhira.

Ndërkohë në gjithë qarkun nuk shfaqen problematika, të gjitha rrugët janë të hapura por drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar sidomos në zonat dhe segmentet e prekura nga dëbora dhe  përveç gomave dimërore duhet të kenë me vete edhe zinxhirët.

Aktualisht në Korçë termometri shënon -1 gradë ndërsa në zonën e Dardhës -2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat