Trafikonin automjete të vjedhura nga Greqia në Shqipëri/ E pëson keq 42-vjeçari në Sarandë, ja çfarë i sekuestroi policia

Shqipëria

Trafikonin automjete të vjedhura nga Greqia në Shqipëri/ E pëson keq 42-vjeçari në Sarandë, ja çfarë i sekuestroi policia

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 11:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Fisnik Musa, është arrestuar nga policia e Sarandës, ndërsa në kërkim është shpallur A.M, 29 vjeç, për trafikim automjetesh.

Sipas policisë nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë trafikuar në Shqipëri, automjete të vjedhura kryesisht në Greqi.

Pasi i sillnin në Shqipëri, iu bënin ndryshime në elementet identifikuese dhe i pajisnin këto automjete, me dokumente false, me qëllim shitjen në vendin tonë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete të dyshuara të vjedhura, tip “Toyota” dhe “Peugeot”, me vlerë rreth 40 000 euro.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. M., si dhe në drejtimin e Prokurorisë së Sarandës, vijojnë hetimet me qëllim zbardhjen e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të kenë kryer këta shtetas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat