Këshilli i Mandateve voton me 6 vota pro heqjes së imunitetit të Berishës

Shqipëria

Këshilli i Mandateve voton me 6 vota pro heqjes së imunitetit të Berishës

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 10:35 Përditësuar në ora: 16:26 më 18.12.2023
Këshilli i Mandateve

Këshilli i Mandateve voton me 6 vota pro heqjes së imunitetit të Berishës

Këshilli i Mandateve miratoi dhënien e autorizimit nga Kuvendi për heqjen e Imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.

Në Këshillin e mandateve u miratua me 6 vota pro dhënia e autorizimit nga Kuvendi pë heqjen e imunitetit të Berishës dhe asnjë kundër apo abstenim.

Kujtojmë se SPAK ka kërkuar masë arresti ndaj Ish-kryeministrit Berisha, pas mosrespektimit nga ana e tij e masave të vendosura më herët që ishin “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes nga vendi”.

“Hiqni dorë mjeranë!”- Berisha prokurorëve të SPAK-ut: Do të trajtoheni si fallangat krimit të kreut të Meduzës

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka kërcënuar prokurorët e SPAK duke i kërkuar që të heqin dorë, teksa i quajti mjeranë.

Nga protesta e organizuara para Kryesisë, Berisha u shpreh se “ju nuk ju kemi për asgjë”.

Ndërsa theksoi se ata do të trajtohen si fallanga krimit të kreut të Meduzës, që sipas tij, është kryeministri Edi Rama.

“Ne u themi SPAK, hiqni dorë mjeranë se kemi përmbysur policinë më të egër sekrete të botës, sigurimit të shtetit, dhe ju nuk ju kemi për asgjë. Ju garantoj se do të bëj përgjegjës për çdo shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës dhe se do të trajtoheni njëlloj si falanga krimi të kreut të Meduzës, të kryehajdutit të Shqipërisë Edi Rama”, tha Berisha.

Pjesë nga deklarata:

Çfarë ndodh tani në parlament? Tani në parlament, dy laro, mercenarë të Edi Ramës, kanë ardhur pasi kanë vendosur në kundërshtim me Kushtetutën privimin e lirisë ndaj meje, tani jo që nuk tërhiqen, por si eprorë të parlamentit për shkak të porosive të Edi Ramës, vijnë të rëndojnë masat ndaj meje.

Kjo është dëshmia më flagrante e një shteti monist, ku parlamenti, prokuroria, policia, ushtria, shërbimi informativ, janë në duart e një njeriu, kontrollohen nga një njeri. Ju duket i fortë ai? Jo, është kalbësirë. Ne që zvarritëm bustin, do e kërrejmë nga pushteti.

Ne u themi SPAK, hiqni dorë mjeranë se kemi përmbysur policinë më të egër sekrete të botës, sigurimit të shtetit, dhe ju nuk ju kemi për asgjë. Ju garantoj se do të bëj përgjegjës për çdo shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës dhe se do të trajtoheni njëlloj si falanga krimi të kreut të Meduzës, të kryehajdutit të Shqipërisë Edi Rama.

A po vepron SPAK-u politikisht? Prokurori Kraja i përgjigjet Alibeajt: Nuk ka asnjë ndikim!

Arben Kraja: Këtu nuk ka asnjë veprim politik dhe nuk do ketë asnjë deri në përfundim.

Duhet të dukemi që nuk jemi të njëanshëm. Ju e dini se ne kemi kompetencë për të hetuar funksionarët e lartë shtetëror, kështu që nuk mund të jemi në dukje të paanshëm.

Ne e kemi për detyrë që kur kemi një kallëzim për një deputet, ministër apo funksionarë, kemi për detyrë të nisim hetimin.

Unë kam qenë drejtues i këtij institucioni për tre vite dhe unë kam qenë në qendër të akuzave që po punoj në llogari të krahut tjetër.

Të jeni të bindur se këtu s’ka asgjë politike. Në jetën time s’jam marrë ndonjëherë me politikë dhe s’më shkon mendja të merrem me politikë.

A keni prova se Berisha ka tentuar të largohet nga vendi ose të prishë provat? Ja si përgjigjet prokurori Kraja

Sokol Mëngjesi: Në periudhë nga caktimi i masave të sigurimit deri në momentin që flasim, a kemi prova konkrete për t’ia paraqitur këtij Këshilli ose Parlamentit se Berisha ka ndërmarrë veprime konkrete për tu larguar nga vendi, apo për të mos t’u përshtatur e nevojat e procedimit penal

Arben Kraja: Personi nën hetim Sali Berisha nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës për tu paraqitur përpara oficerit të policisë gjyqësore në mënyrë të vazhdueshme, për këtë arsye jemi këtu

Sokol Mëngjesi: A keni prova konkrete, që nga caktimi i masave të sigurisë, për të vërtetuar nëse ekziston rrezik që Berisha të ketë ndërmarrë veprime për të prishur provat

Arben Kraja: E njëjta përgjigje që dhashë më parë

Shqyrtohet kërkesa e SPAK për Berishën/ Opozita vijon aksionin, hidhen tymuese jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit

Siç ka ndodhur për javë të tëra gjatë seancave plenare në Kuvend, opozita ka vijuar aksionin e saj, ditën e sotme (18 dhjetor) para Kryesisë së Kuvendit.

Gjatë kohës, kur eksponentë të ndryshëm të PD -së po mbajnë fjalën e tyre në podiumin e ngritur para Kryesisë, në turmë është parë të ndizen tymuese ngjyrë blu.

Ndërkohë, në ambientet e brendshme të Kryesisë, po mbahet mbledhja e Këshillit të Imuniteteve për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, me kërkesë të SPAK për arrestimin e tij.

Shqyrtohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Sali Berishës, nis mbledhja e Këshillit të Mandateve!

Shqyrtohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Sali Berishës, nis mbledhja e Këshillit të Mandateve! Ish-kryeministri në protestë jashtë Kryesisë

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Mandateve ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Sali Berishës.

Ish-kryeministri vetë ka refuzuar të paraqitet në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, ndërsa ndodhet në protestën që po zhvillohet njëkohësisht jashtë godinës së Kryesisë së Kuvendit.

Votohet sot për heqjen e imunitetit të Berishës/ Ish-kryeministri lë selinë blu dhe i bashkohet protestës para Kryesisë së Kuvendit

Ashtu edhe siç ishte njoftuar, ish-kryeministri, Sali Berisha ka lënë selinë blu dhe i është bashkuar protestës së thirrur nga vetë ai, para Kryesisë së Kuvendit.

Kujtojmë që në orën 12:00, Këshilli i Mandateve nis mbledhjen për heqjen e imunitetit të Berishës, pas kërkesës së SPAK.

Berisha konfirmoi se nuk do të merrte pjesë në mbledhje, por do të përfaqësohej nga avokatët e tij.

Në protestë, Berisha shihet pranë nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Patrit Vasili dhe deputetit të PD, Oerd Bylykbashi.

Në protestë po ashtu është edhe vajza e ish-kryeministrit, Argita Malltezi.

Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën për arrestimin e Berishës, prokurorët e SPAK dhe avokatët e ish-kryeministrit mbërrijnë në Kryesi

Prokurorët e SPAK, që kanë kërkuar arrestimin e Sali Berishës, kanë mbërritur në Kryesinë e Kuvendit, ku do të mblidhet në orën 12:00, Këshilli i Mandateve që do të shqyrtojë kërkesën për heqjen e imuniteti të tij.

Gjithashtu kanë mbërritur edhe avokatët e ish-kryeministrit që kanë hyrë brenda ambienteve të Kryesisë së Kuvendit.

Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve do të transmetojë Live në Facebook te Kuvendit te Shqipërisë, mbledhjen ku do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e mandatit të ish-kryeministri Sali Berisha.

Mbledhja pritet të nisë në orën 12:00 dhe paralelisht me shqyrtimin e kërkesës së SPAK, opozita do të zhvillojë protestë jashtë Kryesisë së Kuvendit.

“Të nderuar kolegë, ju njoftojmë se mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, e cila zhvillohet sot në orën 12:00, do të transmetohet live në faqen dhe FB e Kuvendit”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara për protestë, ku rreth 700 efektivë të pajisur me maska kundragaz janë vendosur në afërsi të Kryesisë së Kuvendit dhe Kryeministrisë.

Gjithashtu efektivët janë vendosur “gardh” tek dera godinës së Kryesisë, ndërsa brenda saj qëndrojnë vendosur gardistë, po ashtu të pajisuar me maska kundragaz.

Lidhur me këto masa ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili thotë se Rama është i tmerruar.

Këshilli i Mandateve shqyrton sot heqjen e imunitetit të tij, ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në selinë blu

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në ambientet e selisë blu, ndërsa në mesditë pritet që Këshilli i Mandateve të shqyrtojë kërkesën për heqjen e imunitetit të tij.

Ndërsa mbledhja në Kryesinë e Kuvendit pritet të nisë në 12:00, Berisha ka paralajmëruar një dalje për mediat në 11:00.Ndërkohë, Partia Demokratike e Rithemelimit ka paralajmëruar mbajtjen e një protestë para ambienteve të Kryesisë së Kuvendit.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara për protestë, ku forca të shumta policie të pajisur me maska kundragaz janë vendosur në afërsi të Kryesisë së Kuvendit dhe Kryeministrisë.

Gjithashtu efektivët janë vendosur “gardh” tek dera godinës së Kryesisë, ndërsa brenda saj qëndrojnë vendosur gardistë, po ashtu të pajisuar me maska kundragaz.

Lidhur me këto masa ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili thotë se Rama është i tmerruar.

“Tmerrohet Rama dhe narko-qeveritarët e tij! Betejë pa kthim! Rroftë Opozita”, shkroi ai.

------

Këshilli i Mandateve do të transmetojë Live në Facebook mbledhjen ku do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e mandatit të ish-kryeministri Sali Berisha.

Mbledhja pritet të nisë në orën 12:00 dhe paralelisht me shqyrtimin e kërkesës së SPAK, opozita do të zhvillojë protestë jashtë Kryesisë së Kuvendit.

“Të nderuar kolegë, ju njoftojmë se mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, e cila zhvillohet sot në orën 12:00, do të transmetohet live në faqen dhe FB e Kuvendit”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara për protestë, ku forca të shumta policie të pajisur me maska kundragaz janë vendosur në afërsi të Kryesisë së Kuvendit dhe Kryeministrisë.

Gjithashtu efektivët janë vendosur “gardh” tek dera godinës së Kryesisë, ndërsa brenda saj qëndrojnë vendosur gardistë, po ashtu të pajisuar me maska kundragaz.

Lidhur me këto masa ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili thotë se Rama është i tmerruar.

“Tmerrohet Rama dhe narko-qeveritarët e tij! Betejë pa kthim! Rroftë Opozita”, shkroi ai.

Ç’pritet të ndodhë

Këshilli i Mandateve do të mblidhet në orën 12:00 për të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK-ut.

Nuk dihet nëse Berisha do të jetë sot përballë socialistëve dhe prokurorëve të SPAK-ut, apo do të përfaqësohet me avokatët e tij në këtë mbledhje.

Por në të gjitha daljet e tij publike, ish-kryeministri ka deklaruar se protesta e thirrur nga opozita, edhe pse përkon me të njëjtën orë me mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores, nuk ka aspak lidhje me vendimin që pritet të merret për fatin e imunitetit të tij.

Mbetet për t’u parë nëse ky vendim do të merret vetëm me votat e 5 socialistëve, apo atyre do t’u bashkohet edhe ajo e përfaqësuesit të Lulzim Bashës në këtë këshill, Enkelejd Alibeaj. Ndërkohë në pikëpyetje është prezenca e anëtarëve të tjerë demokratë në këtë mbledhje, të cilët janë pjesë e aksionit të opozitës në Kuvend si Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Ervin Salianji dhe Saimir Korreshi.

Masat

Për tubimin e thirrur nga demokratët, komisariatet e policisë do të jenë të hënën në gatishmëri edhe për mbarëvajtjen e tij. Drejtoria e Policisë së Tiranës ka hartuar një plan masash me prezencë të shtuar të punonjësve të rendit në perimetrin ku do të mbahet protesta.

Krahas protestës të së hënës, opozita ka paralajmëruar edhe një tjetër tubim përpara Parlamentit të enjten, ku me gjasë socialistët do të votojnë në seancë plenare dhënien e autorizimit për arrestimin e ishkryeministrit Berisha.

Paralelisht me këto zhvillime, 28 deputetë të grupit parlamentar të PD-së teksa e cilësojnë në shkelje të ligjit themeltar të shtetit dhe një vendim të diktuar politikisht masën e dhënë nga SPAK-u ndaj Sali Berishës, iu drejtuan pak ditë më parë Gjykatës Kushtetuese, duke u kërkuar togave të zeza pezullimin e masave shtrënguese ndaj ish-kryeministrit dhe interpretimin e nenit 73 të Kushtetutës, pika 2 e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat