Miratimi i ndryshimeve për komisionet hetimore, Tabaku: Po i mbyllet dera opozitës

Shqipëria

Miratimi i ndryshimeve për komisionet hetimore, Tabaku: Po i mbyllet dera opozitës

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 14:20
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku

Komisioni i ligjeve miraton ndryshimet e propozuara nga deputetja e PS Ermonela Felaj për Komisionet Hetimore.

Sipas këtij projektligji, komisionet hetimore do të ngrihen vetëm për çështje të veçanta dhe jo mbi aludime. Gjithashtu komisionet hetimore mund të zhvillohen edhe me dyer të mbyllura në raste të caktuara me qëllim mbrojtjen e të dhënave të dëshmitarit që mund të merret në pyetje.

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha në një deklaratë për mediat se ky vendim i mbyll dyert opozitës në komision parlamentare duke penguar punën dhe mohuar të drejtat e saj.

“Sot mazhoranca ndryshoi ligjin duke e kthyer atë në një instrument në favor dhe kontroll. Ky ligj ka shkaktuar probleme për mazhorancën. PD arriti sot të vendosë para drejtësisë dhe ish-ministra. Treguan që nuk janë të gatshëm që të ndryshojmë ligjin për t’i dhënë hapësirë parlamentit, por për ta bërë atë  instrument ashtu siç duan. Mbyllja e dyerve të komisioneve që do të zhvillohen pa kamera është pengim i punës së opozitës dhe e mohim i të drejtës që ka opozita. Tani është bërë një ligj që ngre një komision hetimor që vetë vendos vetë vulos”, u shpreh Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat