Vrasja misterioze e Ardian Nikulajt në Shëngjin, Maroku pranon ekstradimin e autorit

Shqipëria

Vrasja misterioze e Ardian Nikulajt në Shëngjin, Maroku pranon ekstradimin e autorit

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 17:59
Ardian Nikulaj

Autoritetet e Marokut kanë aprovuar kërkesën e Shqipërisë, për ekstradimin e Ruben Saraivës, autorit të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, me porosi të Edmond Haxhisë (pjesë e fisit Lekstakaj).

Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm, Taulant Balla, përmes një reagimi në Facebook, ku tha se Policia e Shtetit do të realizojë së shpejti ekstradimin e tij në Shqipëri.

Reagimi i Ballës:

Sundimi i ligjit vijon të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund. Askush nuk do të mund t’i fshihet. Falë mbështetjes së Interpol, marrëdhënia me të cilët ka hyrë në një fazë të re, si dhe bashkëpunimit me agjencitë  ligjzbatuese të Marokut, jemi bërë me dije se është pranuar kërkesa jonë për ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit Ruben Ribeiro Saraiva, person i kërkuar nga drejtësia shqiptare si i dyshuar për një krim të rëndë. Policia e Shtetit do të realizojë së shpejti ekstradimin e tij në Shqipëri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat